Tragjedia në Milloshevë: Gjendet i vdekur edhe fëmija i dytë, ngjarjen e pa një fshatar

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, është deklaruar rreth rastit tragjik të sotëm, ku në Milloshevë kanë humbur jetën dy fëmijë të cilët ranë në një liqe artificial.

“Një fshatar që këto i cili ka qenë afër ka marrë veprime të menjëhershme dhe ka arritur që njërin nga fëmijët ta nxjerrë prej liqenit artificial, ndërsa diku rreth orës 17:10, ekipet e shpëtim-kërkimit kanë arritur ta nxjerrin edhe fëmijën e dytë”, ka thënë Kelani.

Para pak minutash u njoftua se një fëmijë ka humbur jetën dhe një tjetër është duke u kërkuar nga ekipet e shpëtimit pasi dyshohet se kanë rënë në puset gjatë pasdites së sotme në Milloshevë, ndërkaq njësiti i kërkim-shpëtimit ka arritur ta nxjerrë trupin e fëmijës së pagjetur deri në orën 17:10.

Rastin për Gazetën Metro e kshte konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

Hoxha ka thënë se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një fëmije rreth 10/12 vjeçar i nxjerr nga pusi, ndërsa janë njoftuar ekipet e kërkim shpëtimit për nxjerrjen edhe të një fëmije tjetër i cili dyshohet të ketë rënë në pus.

“Me datë 16.06.2020 rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informaten se në fshatin Milloshevë dyshohet se dy fëmijë kanë rënë në një pus. Policia me njësitet e saj ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe ka njoftuar ekipet e emergjencës. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një femijë rreth 10/12 vjeçar i nxjerrur nga pusi. Po ashtu janë njoftuar ekipet e kërkim shpëtimit për nxjerrjen edhe të një fëmiu tjetër i cili dyshohet të ketë rënë ne pusë/ ujë”, ka thënë Hoxha për Metron.

Të ngjashme