Tragjike: Gjendet pa shenja jete një person në fshatin Dobërllukë, dyshohet për vetëvrasje

Prishtinë | 14 Maj 2022 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 10:00, në një depo të biznesit privat në fshatin Dobërllukë është hasur një trup i pajetë.

Burimet e Sinjalit rrëfyen se bëhet fjalë për një person të moshës rreth 50 vjeçare, i cili afër vetes kishte një pistoletë dhe ishte i gjakosur në pjesën e sipërme të trupit.

Mësohet se tashmë për rastin janë njoftuar edhe organet kompetente, ndërkaq sipas burimeve nga emergjenca kanë dalë edhe mjekët të cilët e kanë konstatuar vdekjen.

Hetimet preliminare për motiv kanë pistën e vetëvrasjes

Të ngjashme