Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Kaçanik, ku një burrë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti gjatë punës me veturë.
Rasti është raportuar rreth orës 14:20, në rrugën “Hasan Prishtina”, ku viktima O. B. rreth 38-vjeçar ishte duke punuar në automjetin e tij.
Sipas informatave të para, automjeti që ai e kishte ngritur me një pajisje për ngritje (dizhalicë) kishte rrëshqitur nga mbajtësi dhe e kishte zënë poshtë.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, inspektori i punës dhe ekipi mjekësor i QKMF Kaçanik, i cili e ka transportuar të lënduarin për në QKUK-Prishtinë.
Fatkeqësisht, pas pak kohe është konfirmuar se ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.
Lidhur me rastin janë intervistuar katër dëshmitarë okularë, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar procedura për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti po hetohet nga njësitë përkatëse të Policisë në Kaçanik.