Trajneri i Barcelonës jep komentin e tij pas barazimit me Napolin

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Quique Setien e ka cilësuar rezultat pozitiv barazimin 1:1 të Barcelonës ndaj Napolit në ‘San Paolo’.

Katalanët arritën të rikthehen në lojë me një gol të shënuar nga Antoine Griezmann në pjesën e dytë, që që ishte gol i barazimit, pas atij të shënuar nga Dries Mertens në minutën e 30’.

“Ishte një rezultat pozitiv për ne në përgjithësi”, ka deklaruar Setien.

“Ne kontrolluam pjesën më të madhe të lojës, por na mungoi diçka në të tretën e fundit kundër një mbrojtje të tillë të organizuar nga Napoli”.

“Ata luajtën futbollin e tyre mirë, ata u mbrojtën mirë. Ne bëmë mirë në ndalimin e kundërsulmeve të tyre”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme