Trajneri i kombëtares serbe të hendbollit: Kosovën e kemi humbur, na lejoni të merremi me sport

Prishtinë | 24 Mar 2018 | 09:36 | Nga

Qeveria e Serbisë ka penguar zhvillimin e ndeshjes mes hendbollisteve të grupmoshave të reja të Kosovës dhe Serbisë në Kovilovo, e cila është dashur të mbahet “prapa dyerve të mbyllura”, pa praninë e mediave dhe tifozëve, stemën, flamurin dhe himnin kombëtar.

Tifozët serbë janë revoltuar një natë para lojës në Kovilovo dhe takimi është vlerësuar i rrezikshmërisë së lartë të sigurisë dhe kjo ka bërë që të anulohet takimi i planifikuar të zhvillohet në ora 16:00.

Kjo na kujton deklaratën e trajnerit legjendar të hendbollit serb, Veselin Vujoviq, i cili dy vjet më parë kishte përmendur mundësinë që një ditë të ballafaqohen Serbia dhe Kosova.

“Edhe pse e njihnin ligën e hendbollit të Kosovës, kam dashur ta pushtoj atë me një ekip serb. Unë i thashë: Më jepni një ekip në Mitrovicë për të fituar kampionatin e Kosovës”, kishte pohuar para dy vjetëve Vujevic.

Ndryshe nga shumë, ai nuk e sheh më problem që të ballafaqohet me Kosovën, të cilën e njeh si shtet të pavarur.

“Është e njëjta gjë edhe tani. Le të merremi me sport. Do të vijë dita kur Serbia dhe Kosova do të duhet të luajnë. Unë nuk e di nëse do ta ketë rrahje dhe gjak. Duhet të dalim, të fitojmë, tregoni se jeni më mirë dhe jeta vazhdon. Pa marrë parasysh të gjitha përpjekjet, ne e kemi humbur Kosovën”.

“Nuk mbrohet Kosova nga një kafene e Çaçakut me këngët ‘Oh, Kosova’. Nuk mbrohet nga Serbia, por atje poshtë. Nuk do të ketë kurrë një referendum të ri dhe ju duhet të pranoni gjërat ashtu siç janë”, tha Vujoviç.

Ndryshe, Kosova pritet të triumfojë me rezultat zyrtar 20:00 kundër Serbisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme