Arsene Wenger bëri të ditur se do të largohet nga Arsenali në fundin e sezonit, dhe tashmë është bërë i ditur emri i trajnerit që mund ta zëvendësojë atë.
Gazeta spanjolle MARCA ka mësuar emrin e pasuesit të mundshëm të Wengerit, dhe bëhet fjalë për një ish-futbollist të Arsenalit, shkruan Insporti.
Sipas Marcas, kandidat kryesor për të marrë drejtimin e Arsenalit pas Wenger, është spanjolli Mikel Arteta, aktualisht pjesë e stafit të trajnerëve të Manchester Cityt.
Arteta cilësohet si trajner që plotëson kushtet për të marrë drejtimin e klubit nga Londra, pasi është i ri në moshë, ka një filozofi specifike (për posedim të topit dhe kontroll të lojës), flet mirë gjuhën angleze dhe njeh klubin nga brenda, sipas gazetës spanjolle.
Një tjetër faktor që mund të ndihmojë është fakti se ish-lojtari i Evertonit ka marrëdhënie të mira me shumë prej drejtuesve të klubit, dhe lojtarët aktualë spanjollë si Nacho Monreal, Santi Cazorla e Hector Bellerin.
Përvoja e tij nën drejtimin e Guardiolas për dy sezonet e kaluara mund t’i ndihmojë 36-vjeçarit, që pritet të nuk është i vetmi emër që ka filluar të lakohet për të marrë drejtimin e klubit nga Londra.
Dy alternativat tjera janë Julian Nagelsmann e Luis Enrique, ndërkaq, emri i përmendur nga Wenger është legjenda e klubit dhe trajneri aktual i New York Cityt, Patrick Vieira.
“Kam ndjekur karrierën e tij dhe mendoj se po bën punë shumë të mirë, ai është një person që ka potencialin që një ditë të marrë drejtimin e Arsenalit”, ka deklaruar Wenger për Vieira.
“Por, ka shumë ish-lojtarë tjerë të Arsenalit që kanë potencialin, njohurinë dhe inteligjencën për të marrë drejtimin e klubit”, ka përfunduar Wenger.
Arteta për pesë vite ka qenë pjesë e Arsenalit, në sezonet 2011-2016, ku ka shënuar 14 gola në 110 paraqitje me klubin.