Të gjithëve na ka ndodhur t’i kërkojmë bashkëbiseduesit që kemi në telefon të përsërisë nga e para atë që po thotë, por jo më rrallë keni provuar të njëjtën gjë edhe në bisedën përballë. Është më se normale që në momente të caktuara (stimuluar nga ndotja akustike, përdorimi i pakufizuar i telefonit etj) të shfaqni probleme me dëgjimin, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës.
Për fat të keq, humbja e dëgjimit, nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë vështirësi në komunikim dhe mund të çojë në izolim, depresion, si dhe, në disa raste, humbje të aftësive njohëse. Për fat të mirë ka disa trajtime parandaluese që mund t’ju ndihmojnë në këtë rast.
Lexoni më poshtë një prej trajtimeve natyrale më të suksesshme:
Vaj dhe hudhër: Receta e mëposhtme mund t’ju ndihmojë për të përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme dëgjimin. Shtoni në një enë 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe dy thelpinj hudhër, lërini të skuqen me njëri-tjetrin dhe pasi të jetë ftohur filtroni vajin dhe hidhni 3 pika për secilin vesh. Më pas mbulojeni veshin me një copë pambuku. Kini parasysh të rrini shtrirë derisa veshi të thithë plotësisht vajin.