Transferimet në futboll, dyfishim i të ardhurave nga ndërmjetësit brenda pesë viteve

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Pesha e ndërmjetësve në futboll (agjencitë dhe menaxherët) është rritur edhe në vitin 2018. Ky është përfundimi i “Intermediariesin International Transfers”, raporti i realizuar nga FIFA, duke nisur nga viti 2013, që analizon sistemin e ndërmjetësimeve në merkaton e transferimeve të futbollistëve

Në një transferim përfshihen tre palë, që mund të kërkojë edhe ndërhyrjen e një ndërmjetësi: klubin që blen lojtarin, klubin që e shet dhe futbollisti në fjalë. Në vitin 2013, 16 mijë e 825 raste  nga 86 mijë e 212 transferime kanë pasur të paktën një ndërmjetës, vlera e komisioneve të të cilave ka qenë mbi 2 milionë euro.

Nga tre palët e përfshira, lojtarët kanë pasur ndërmjetës në 12 mijë e 604 raste, klubet që kanë blerë futbollistë në 6 mijë e 066 raste, ndërsa klubet që kanë shitur lojtarë në 1 mijë e 489 raste, shkruan supersport.al përcjellë Klan Kosova.

Vetëm në vitin 2018 janë kryer 1 mijë e 205 transferime me ndërmjetës nga ana e klubeve blerëse (+0,7 përqind  në vitin 2017). Italia është vendi me përqindjen më të lartë, me numrin më të madh të ndërmjetësve nga klubet blerëse: 175 nga 388, apo 45,1 përqind . Në vend të dytë, Anglia (e cila e kalon Italinë sa i përket numrit të transferimeve, 251 të tilla, por jo si përqindje), ndjekur nga Danimarka.

Sa u përket klubeve që kanë shitur lojtarë, numri i transferimeve me ndërmjetës është 355. Kroacia është në vend të parë (22 përqindje të transferimeve), ndjekur nga Italia dhe Serbia (të dyja 16,9 përqind).

Në vitin 2018, klubet kanë shpenzuar në total, 548 milionë dollarë në komisione: 73 përqind  nga klubet blerëse dhe 27 përqind nga klubet shitëse. Kjo shifër është rritur më shumë se 100 përqind krahasuar me vitin 2013 dhe përfshin mbi të gjitha Anglinë, Italinë, Spanjën, Gjermaninë, Francën dhe Portugalinë.

Të gjitha bashkë përbëjnë 83% të shpenzimeve totale. Mjaft të mendosh që vetëm klubet e UEFA-s shpenzojnë mbi 525 milionë  dollarë nga 548 milionë totali (95.9 përqind).

Anglia është vendi që shpenzon më shumë (155 milionë) ndjekur nga Italia (132 milionë) dhe me mjaft distancë nga Gjermania (56 milionë).

Duke parë këtë tablo sa i përket ndërmjetësve, nuk mund të mos vëmë re përqindjen e lojtarëve, që gjatë transferimit, janë asistuar nga një menaxher: 14 përqind  nga 14.3 përqind në 2013.

Megjithatë, duke analizuar vetëm vlerën absolute, numri i transferimeve të një futbollisti që përfaqësohet nga një ndërmjetës është rritur në 2 mijë e 304 raste.

Të ngjashme