Lucas Paqueta ka thënë se dëshiron të bëhet si Kaka te Milan, për të ndjekur rrugën e ‘idhullit’ të tij.
Paqueta do t’i bashkohet Milanit pas 1 janarit të vitit 2019 nga brazilianët e Flamengos.
“Kaka është idhulli im”, ka deklaruar Paqueta në një ndeshje bamirësie të aranzhuar nga legjenda Zico, përcjell ‘lajmi.net’.
“Ai ka pasur një karrierë brilliante dhe është e qartë se dua të ndjekë hapat e tij, por gjithashtu dua të tregoj historinë time te Milan”.
Mesfushori 21 vjeçar në dy sezone te Flamengo, ka realizuar 49 paraqitje, ku ka shënuar edhe 11 gola.
Ai gjithashtu ka edhe dy paraqitje për Brazilin.