anë bërë gati pesë muaj prejse pakoja e projektligjeve për formimin e Ushtrisë së Kosovës është votuar në Kuvendin e Kosovës (dhjetor 2018) dhe më pas është dekretuar nga presidenti Hashim Thaçi për zyrtarizim. Rrjedhimisht tri projektligjet që i dhanë mision shtesë FSK-së hynë në fuqi në janar të këtij viti.
Nga Ministria e Mbrojtjes kanë bërë të ditur se deri më tash ka përfunduar procesi i rekrutimit të 650 ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Procesi i transformimit, sipas tyre, është në përfundim të fazës së përcaktimit dhe harmonizimit të dokumenteve nënligjore, që rregullojnë organizimin dhe funksionalizimin e FSK-së sipas misionit të ri.
Por ekspertët e çështjeve ushtarake dhe të sigurisë konsiderojnë se këto procedura është dashur të kryhen për një periudhë më të shpejtë kohore. Sipas tyre, çështja e ristrukturimit është dashur të rregullohet brenda tremujorit të parë pas bërjes së Ushtrisë.