Në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, u diskutuan mbi tjetërsimin e pronave publike dhe kalimin e tyre në private, ku kjo çështje nga deputetët e pranishme u cilësua si fenomen shqetësuese, raporton Ekonomia Online.
Deputeti i VV-së, Milazim Salihaj, tha se kanë marr një njoftim se në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës (UP), ka shkuar një kërkesë nga tre pronar, të cilët kanë kërkuar që të paguhet qeraja mbi 2 milionë euro, për 68 hektar pronë në të cilën gjendet Fakulteti Teknik.
Sipas Salihajt, kjo pronë e Fakultetit Teknik, e cila ka qenë pronë publike, është regjistruar në emër të tre pronareve në vitin 2013, për këtë ai kërkoi që Komisioni të bëjë një verifikim se si është e mundur që kjo pronë të tjetërsohet.
“Në lidhje me pronat është ngritur një shqetësim nga Fakulteti Teknik, ka të bëjë me një pronë publikë në Fakultetin Teknik, është fjalë për 68 hektar pronë publikë që është regjistruar në tre bashkëpronar. Ata iu kanë drejtuar Rektoratit me kërkesë për pagesë prej mbi 2 milionë euro për qera, që e kanë shfrytëzuat nga viti 2013”.
“Propozoj që si Komision të bëjmë një hulumtim rreth kësaj çështje, që të verifikohet se si ka mundësi që kjo pronë të regjistrohet në emër të tre bashkëpronarëve. Është bërë shqetësuese kjo çështja e pronave publike”.
Deputetja e AAK-së Albena Reshitaj, tha se tjetërsimi i pronave, e pastaj vendosja e asaj prone në emër të pronarëve, është shqetësuese dhe se këto raste duhet që të hetohen, raporton EO.
Edhe deputeti i LDK-së Besian Mustafa, tha se e përkrah këtë çështje që të vizitohen këto raste, por ai pyeti se si do të duhej që të procedohej tutje me organet tjera të drejtësisë për këto raste.
E kryetarja e këtij Komisioni Fitore Pacolli, tha se Komisioni me këtë rast do të zhvillojë vetëm vizita për ti verifikuar këto raste, sipas saj, pastaj me të gjeturat që do të dalin nga këto vizita do të diskutohet se si do të veprohet.