Në garë për zgjedhjet komunale të 22 tetorit janë tre ministra dhe trembëdhjetë deputetë. Madje njëri nga ministrat e Qeverisë garon për ulëse të Asamblesë Komunale.
Analistët politikë thonë se kjo qasje e zyrtarëve të lartë të Qeverisë është joserioze sepse, siç thonë ata, ministrat duhet të fokusohen në problemet e dikastereve që i drejtojnë dhe jo ta shpërndajnë energjinë e tyre edhe në nivele lokale, shkruan Zëri.
Ndonëse kanë zënë pozitën e ministrave e të deputetëve shumë prej tyre po synojnë që të mbërrijnë në krye të komunave, duke u kandiduar për kryetarë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Madje ka prej atyre që ndonëse janë caktuar ministra po synojnë që ta zënë edhe ulësen e asamblistit në komunat përkatëse.