Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 23 pacientë me COVID-19, njofton spitali të premten.
“Një pacient është në respirator, 14 janë në oksigjenoterapi ndërsa nga këta, tre pacientë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.
Tutje, njoftohet edhe për gjendjen e përgjithshme të pacientëve të trajtuar në këtë spital.
“Shtatë djem dhe një vajzë kanë lindur gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. 235 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta, 30 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm, 247 pacientë kanë kryer analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione”, njofton Spitali i Pejës.