Në Klinikën Infektive të QKUK’së është shtrirë një person me origjinë nga Kina i cili po dyshohet se është prekur nga coronavirusi i ri Covid-19. Sipas mjekëve, pacienti nuk ka simptoma të theksuara të sëmundjes që ka origjinën nga vendi i tij Kina, por pas dyshimeve dhe shqetësimeve që ka pasur është paraqitur në Klinikën Infektive. Ndërkohë edhe dy persona të tjerë janë të shtrirë në Infektiven e QKUK’së me dyshimet për coronavirus.
Për lajmin janë deklaruar edhe nga Qendra Klnike dhe Universitare e Kosovës. Ata kanë thënë se tashmë tre persona janë në monitorim dhe të njejtëve u janë marrë mostrat për analiza.
Rezultatet pritet të dalin së shpejti.
“Një shtetas kinez 28-vjeçar, një femër 27-vjeçare studente në afërsi të Romës në Piaqenza dhe një burrë 39-vjeçar i punësuar në Milano, u janë marr mostrat dhe pritet rezultati i analizave”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së