Tre persona sulmojnë zyrtarët policorë në Podujevë

Prishtinë | 31 Kor 2020 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë, meqenëse i njëjti bashkë me dy persona të tjerë që gjenden në arrati i kanë sulmuar zyrtarët policorë.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 29.07.2020 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili së bashku me dy të dyshuar tjerë të panjohur që gjenden në arrati i kanë sulmuar dhe kanosur zyrtarët policorë të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Të ngjashme