Pas Berat Gjimshitit dhe Arlind Ajetit, Benevento ka shfaqur interes për një tjetër futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për mesfushorin e Pescaras, Ledian Memushaj.
Vlonjati shikohet si një alternativë mjaft e mirë në repartin e mesfushës dhe për debutuesit e Serisë A, ai është kthyer në objektiv primar.
Mediat italiane raportojnë se klubi verdhekuq ka kontaktuar menaxherin e Memushajt dhe palët janë duke negociuar. Në ditët në vijim pritet dhe një përgjigje në lidhje me të ardhmen e kapitenit të Pescaras.
Për shërbimet e mesfushorit, orët e fundit ka shfaqur interes edhe skuadra e Sionit, e cila drejtohet nga ish-zvendëstrajneri i Kombëtares, Paolo Tramezzani.