Një vetaksident ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Pavlan të Pejës, ku kanë mbetur të lënduar tre persona, raporton Express
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka deklaruar se të lënduarit janë dërguar për trajtim m,jekësor në spitalin e Pejës.
“Rreth orës 22:40 në magjistralen Prishtinë- Pejë, konkretisht në fshatin Pavlan, një veturë është vetaksidentuar. Tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës”, ka thënë Gashi për Sinjalin.