Tre të vdekur në ShBA, përplaset helikopteri në Grand Kanion

Prishtinë | 11 Shk 2018 | 10:08 | Nga

Një helikopter me turistë është rrëzuar në Grand Kanion, në Arizona të ShBA-së duke lënë tre të vdekur dhe së paku katër të lënduar, raporton IndeksOnline.

Deri te përplasja ka ardhur pasi që helikopteri ka pasur probleme serioze në funksionim, kanë thënë për BBC nga Autoriteti Federal i Aviacionit.

Autoritetet e kanë identifikuar se helikopteri i ka takuar kompanisë ajrore Eurocopter, e cila është kompania e njëjtë që në vitin 2001 nga një shëtitje në Brooklyn, la pesë njerëz të vdekur.

Që nga ajo kohë kompania ka qenë pjesë e disa testimeve të ndryshme për sigurinë. Ende nuk janë të qarta shkaqet që dërguan deri në këtë aksident me fatalitet, po ashtu edhe viktimat deri në këto momente janë të paidentifikuara.

Grand Kanion është më shumë se 1.6 kilometra i thellë dhe mbetet njëri nga vendet kryesore që tërheq turistët në ShBA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme