Tre të vdekur nga Coronavirusi në Serbi

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Ministria serbe e Shëndetësisë tha se numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 206.

Shkalla e vdekshmërisë aktuale, siç u theksua, është 2.09 përqind.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus, në 24 orët e fundit është 57, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9.848 persona, tha ministria.

Më 6 maj, Parlamenti i Serbisë votoi për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila u vendos më 15 mars, për shkak të pandemisë.

Autoritetet shëndetësore kanë udhëzuar qytetarët të mbajnë maskat mbrojtëse të fytyrës si dhe kanë ndaluar tubimet.

Të ngjashme