Tre vëllezërit Xhaka në tri kombëtare: të Zvicrës, Shqipërisë e Kosovës

Prishtinë | 10 Sht 2018 | 12:50 | Nga

Janë dy raste të familjeve ku janë tre vëllezër dhe luajnë në tre përfaqësuese të ndryshme. Si fillim familja Xhaka, tre bijtë e saj do të zgjidhnin tre përfaqësuese të ndryshme.

Taulan Xhaka me Shqipërinë, Graniti me Zvicrën, ndërsa Agoni kërkon vazhdimësinë e tij me Kosovën, shkruan Shekulli.

Si të mos ishte ky një rast i vetëm, shqiptarët kanë një tjetër rast të ngjashëm. Rasti i dytë është familja Ajeti të cilët janë duke ndjekur të njëjtën rrugë. Sipas lajmit të fundit, më i vogli i kësaj familje, Adonis Ajeti, do të zgjedhë të përfaqësojë Kosovën.

Albiani e mbylli përfundimisht historinë e tij në ditën e djeshme, teksa debutoi me Zvicrën.

Për Arlind Ajetin nuk ka nevojë për shumë informacione, pasi ai luan me kuqezinjtë.

Kësisoj, janë dy familje, Xhaka dhe Ajeti, të cilët kanë nga tre lojtarë që përfaqësojnë tre kombëtare të ndryshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme