Tre veprime të thjeshta mund të parandalojnë shpërthimin e COVID-19

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Një studim i botuar të martën e kaluar në revistën “PLoS Medicine”, ka zbuluar se ekzistojnë vetëm 3 veprime shumë të thjeshta që do të ndalojnë përhapjen e pandemisë së koronavirusit, edhe pa një vaksinë.

Nëse njerëzit lajnë duart rregullisht, mbajnë maska​​dhe distancën e tyre sociale nga njëra-tjetra, mund të ndalojnë gjithë pandeminë e Covid-19.

“Një epidemi e madhe mund të parandalohet nëse efikasiteti i këtyre masave tejkalon 50%,” janë shprehur studiuesit në Qendrën Mjekësore Universitare Utrecht.

Nëse, publiku është i ngadaltë, por përfundimisht ndryshon sjellje, ai mund të zvogëlojë numrin e rasteve, por pa ndaluar arritjen e një kulmi. Nëse qeveritë izolojnë vendin, por askush nuk ndërmerr hapa shtesë të mbrojtjes personale, kjo do të vononte, por nuk do të zvogëlonte arritjen e kulmit të rasteve.

“Për më tepër, efekti i kombinimeve të masave të vetë-imponuara është shtesë. Në terma praktikë, kjo do të thotë që SARS-CoV-2 nuk do të shkaktojë një shpërthim të madh në një vend ku 90% e popullsisë miraton larjen e duarve dhe distancën sociale.

Edhe me distancimin shoqëror të vetë-imponuar, kontaktet me të tjerët mund të mos eliminohen plotësisht. Për shembull, njerëzit që jetojnë së bashku do të bashkëveprojnë, duke rritur gjasat që dikush të sëmuret. Kështu që shpërthimet e vogla janë ende të mundshme.

Studiuesit shprehen se qeveritë duhet të edukojnë publikun në lidhje me mënyrën se si përhapet virusi dhe të rrisë vetëdijen për rolet thelbësore të vetë-distancimit, larjes së duarve dhe gjithashtu përdorimin e maskave në kontrollin e një epidemie të vazhdueshme.

Të ngjashme