Tregtia Kosovë Shqipëri vijon të jetë në ngërç

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 17:26 | Nga Ekonomia Online

Marrëdhëniet tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës vijojnë që të përballen me pengesa. Pavarësisht 50 marrëveshjeve të bëra zv.ministrja e Financave Belinda Ikonomi pranoi se ka ende shumë hapësirë për të rritur shkëmbimet tregtare. Sipas numrit 2 ministrisë së financave tashmë po diskutohet për zerimin e tarifës Roaming dhe heqjen e Certifikatave fitosanitare.

Tregtia midis Kosovës dhe Shqipërisë vijon që të jetë në ngërç. Zv.ministrja e Financave Belinda Ikonomi pranoi se pavarësisht se janë nënshkruar 50 marrëveshje ka ende hapësira për të përmirësuar situatën. Sipas Ikonomit tashmë po pritet që të miratohet qeveria e re në Kosovë për të vijuar diskutimet.

Ikonomi: Kemi angazhimin për implementimin e plotë të marrëveshjeve, por në vijim kemi nevojë ende për të bashkëpunuar dhe identifikuar problematika të tjera, për të bërë marrëveshje të tjera bashkëpunimi.

Ikonomi bëri me dije se tashmë po diskutohet për arritjen e disa lehtësira për tregtinë midis dy vendeve

Ikonomi: Është bërë nga 16 maji njohja reciproke e patentave. Nga 1 janari në fushën e bujqësisë ka filluar implementimi për njohjen e 42 certifikatave fitosanitare dhe veterinare.

Volumi i shkëmbimeve tregtare gjatë 2018 ka arritur , në vlerën (295 mln EUR) përfaqëson 3.8% të volumit tregtar të Shqipërisë, ndërkohë që norma mesatare e rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve për këtë 5-vjeçar vlerësohet në 11%./oranews.tv/

Të ngjashme