Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë ditës së djeshme treni i relacionit Shkup-Gjevgjeli ka goditur për vdekje një shtetas të Pakistanit.
“Më 19.09.2019 në orën 6:40, një tren pasagjerësh që po udhëtonte në rrugën Gjevgjeli – Shkup, afër fshatit Nogaevci, të komunës Qendër, ka goditur për vdekje A.I. (23) nga Pakistani, i cili vdiq në vendin e ngjarjes. Me të ishte edhe personi R.M. (30) nga Pakistani, i cili është dorëzuar Qendrën e pritjes së të huajve në Gazi Babë të Shkupit. Ekipi i SPB-Veles ka inspektuar vendin e ngjarjes”, shkruan Alsat-M.