Tri kuriozitete për Trumpin

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 20:27 | Nga

Donald Trump arriti të fitojë betejën elektorale me Hillary Clinton duke u zgjedhur presidenti i 45-të i SHBA. I shumëpërfolur në fushatën e tij, miliarderi amerikan nuk ka qenë vetëm biznesmen por e kemi parë edhe në ekran gjatë kohës së argëtimit.

Më poshtë disa fakte që ndoshta nuk i keni ditur për Donald Trumpin.

Trump ka luajtur në filmin ”Home Alone

giphy

Në film, Kevini ecën në Plaza Hotel, ku e pyet Trumpin për recepsionin. Ky i fundit i përgjigjet duke i udhëzuar rrugën dhe më pas Kevini e falënderon. Trump ka marrë pjesë gjithashtu si figurant edhe në disa filma.

Trump ka yllin e tij në Hollywood për spikatjen e tij në shoun televiziv

donald-trump-hollywod-walk-of-fame-star

Përveç figurantit në disa filma, Trump ka qënë gjithashtu edhe producent dhe moderator i spektaklit The Apprentice në NBC e më pas spin off-in e show-t me VIP-a. Ai e moderoi atë për 14 sezone duke fituar 1 Milion $ për çdo episod. Në vitin 2007, ai morri një yll, në Hollywood Walk of Fame, për kontributin e tij në televizion.

Donald Trump tentoi ta kthente në markë të regjistruar frazën “You’re fired!”

Trump është i lidhur ngushtë me “The Apprentice”, në të cilin garuesit marrin pjesë në sfida të ndryshme në mënyrë që të merrnin një shans për të punuar në kompanitë e miliarderëve amerikanë.

Në shfaqje, Trump i njofton garuesve për humbjen e garës duke përdorur frazën “Ju jeni i pushuar!”, të cilën ai synonte ta përdorte në lojërat e tij dhe kazino.

Ndër lojërat që ai ka hedhur njëra prej tyre quhet “Trump the Game” ku si nën titull ka “Unë u theva dhe ti je i pushuar!” të cilën mund ta blini edhe në Amazon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme