Tri shkolla, prej 2 muajsh, përballen me mungesë abetaresh

Prishtinë | 29 Tet 2016 | 09:29 | Nga

Prindërit e nxënësve në disa shkolla të Lipjanit janë ankuar se komuna dhe MASHT-i ende nuk i kanë furnizuar të gjithë fëmijët e kasës së parë me Abetare, megjithëse procesi mësimor ka nisur rreth 2 muaj më parë, shkruan sot Koha Ditore.

Po thuajse në shumicën e shkollave nëpër klasat e para mungojnë nga 3 deri në 7 tekste shkollore të abetares që duhet të furnizohen nga MASHT-i pa pagesë.

Zyrtarët komunalë të Lipjanit kanë thënë se me mungesë abetaresh janë përballur më së shumti shkolla fillore “Dy dëshmorët” në fshatin Dobrajë e Madhe, pastaj SHFMU “Ibrahim Banushi” në Shalë dhe SHFMU “Skënderbeu” në Kraishtë.

Kjo vonesë e furnizimit të teksteve ka nxitur reagimet e prindërve dhe të mësimdhënësve duke kritikuar komunën dhe MASHT-in për neglizhencë. Mehmet Bytyçi banor nga fshati Dobrajë është ankuar se disa nxënës të klasave të para në shkollën fillore “Dy dëshmorët” në këtë fshat prej rreth 2 muaj po mësojnë pa abetare që duhet të shpërndaheshin falas nga MASHT-i e Komuna.

Sipas tij, për këtë çështje prindërit janë ankuar disa herë te udhëheqësit e shkollës por edhe në komunë, mirëpo nuk janë marrë parasys

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme