Tri vetura përfshihen në aksident, lëndohet një person

Ferizaj | 24 Shk 2019 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Në Policinë e Kosovës është raportuar për një aksident trafiku ndërmjet tri automjeteve të udhëtarëve me targa vendore në Ferizaj.

Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale në  tri automjetet, lëndime trupore ka pësuar njëri prej drejtuesve të njërit automjet, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

I lënduari ka marrë tretman mjekësor në Ferizaj e më pas dërgohet në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Rasti ende nën hetime

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme