Tri zyrtare kosovare diplomojnë në Akademinë Kombëtare të FBI-së

Prishtinë | 19 Nën 2026 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Tri zyrtare nga Kosova kanë diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së, ka njoftuar ambasada amerikane.

Në një postim në Facebook, ambasada tha se Kosova është partnere e fortë e SHBA’së në këtë fushë dhe se ka numrin më të madh të të diplomuarve në këtë akademi në nivel global.

“Krenarë që po festojmë suksesin e tre zyrtarëve nga Kosova, të cilët së fundmi diplomuan në Akademinë Kombëtare të FBI-së! Kosova është një partnere e fortë e SHBA-së në fushën e zbatimit të ligjit dhe ka numrin më të madh të zyrtarëve të diplomuar në këtë akademi jashtë SHBA-së. Jemi të entuziazmuar që do të vazhdojmë bashkëpunimin për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtar”.

Të ngjashme