Trotuaret e pakalueshme në Prishtinë

Prishtinë | 27 Nën 2023 | 20:59 | Nga Ekonomia Online

Në disa rrugë të Prishtinës, trotuaret janë bërë të pakalueshme për shkak të ngricave dhe borës. Qytetarët shprehin pakënaqësitë e tyre për gjendjen e trotuareve ndërsa nga Komuna e Prishtinës thonë se tri ekipe janë duke punuar në terren që rrugët dhe trotuaret të pastrohen.

Kalimin në trotuar mezi po e bënë.

E madje dikush për pak sa nuk u rrëzua.

Madje shumë nga ta po detyrohen të ecin në rrugë.

Të nevrikosur me gjendjen e trotuareve në kryeqytet po shprehen qytetarët.

Por për dikë kjo situatë i ka zënë në befasi institucionet.

Kurse nga Komuna e Prishtinës thonë se kanë ekipet në teren që po pastrojnë borën.

Nga Qendra Kryesore e Mjekësisë familjare tregojnë se a pati person të lënduar që kërkuan ndihmë mjekësorë për shkak të rrëshqitjes.

Komuna e Prishtinës ka 11 operatorë ekonomikë të kontraktuar që janë te angazhuar për mirëmbajtjen e rrugëve.

Megjithatë gjendja nuk është e kënaqshme.

Të ngjashme