Presidenti amerikan Donald Trump u ankua për aleatët amerikanë që kanë refuzuar kërkesat e tij për të dërguar anije luftarake për të ndihmuar në shoqërimin e cisternave të naftës përmes Ngushtricës së Hormuzit, duke thënë se ata nuk janë mjaftueshëm besnikë ndaj SHBA-së pasi kanë marrë mbështetje sigurie për dekada të tëra, raporton CNN.
“Shumë vende më kanë thënë se janë rrugës”, tha Trump të hënën, pa përmendur ndonjë emër.
“Disa janë shumë entuziastë për këtë, disa nuk janë. Disa janë vende që ne i kemi ndihmuar për shumë, shumë vjet. Ne i kemi mbrojtur nga burime të tmerrshme të jashtme, dhe ata nuk ishin aq entuziastë. Dhe niveli i entuziazmit ka rëndësi për mua”, vazhdoi ai gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë.
Trump është përpjekur të bindë vende të tjera që të ndihmojnë në sigurimin e kalimit të cisternave të naftës përmes kësaj rruge ujore të kontestuar, por deri tani aleatët e SHBA