Trump dhe Johnson flasin për tregtinë, sigurinë dhe 5G

Prishtinë | 02 Gus 2019 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Donald Trump ka biseduar me kryeministrin britanik, Boris Johnson për tregtinë, gjeneratat e ardhshme të rrjeteve celulare 5G dhe sigurinë globale, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Hogan Gidley në një deklaratë të premten.

Trump i tha Johnson gjatë një telefonate të enjten se mezi priste ta takonte atë në samitin ekonomik të G7-së në Francë që mbahet këtë muaj, bën të ditur Shtëpia e Bardhë, raporton Reuters.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëjnë presion ndaj aleatëve të saj, përfshirë Britaninë, për të shmangur përdorimin e pajisjeve nga gjiganti kinez i telekomunikacionit Huawei Technologies Co Ltd [HWT.UL] në rrjetet e tij mobile 5G. Washingtoni thotë se Huawei është një rrezik i sigurisë kombëtare.

Këshilli Kombëtar i Sigurisë së Britanisë, i kryesuar nga parardhësja e Johnsonit, Theresa May, kishte vendosur në parim t’i jepte Huawei qasje të kufizuar në pjesë të ndjeshme të rrjetit 5G.

Por këshilli nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme