Trump flet pas Samitit me Kim: Do të ndalojmë lojrat me luftë!

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 13:27 | Nga

Presidenti amerikan Donald Trump ka përmbledhur në një konferencë për shtyp arritjet e shënuara gjatë takimit historik me homologun e tij të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

“Bisedimet ishin ‘të ndershme, të drejtpërdrejta dhe produktive’, tha Trump.

Presidenti amerikan u shpreh se “lojrat me luftë” do të ndalën sepse ato janë jo vetëm shumë provokative por edhe shumë të kushtetueshme.

Trump dhe Kim Yong-un, firmosën një marrëveshje me anë të së cilës Koreja e Veriut zotohet të nise procesin e denuklearizimit ndërsa SHBA zotohet të garantojë siguri për gadishullin korean.

Në konferencën për shtyp, presidenti Trump tha se më shumë detaje do të publikohen në ditët në vijim, lidhur me shkatërrimin e vendeve ku testohen armët bërthamore në Korenë e Veriut.

Presidenti u shpreh se kishte gati rreth 300 sanksione të reja por nuk i ndërmori ato, për shkak të zhvillimit të samitit dhe për të lejuar mundësinë e një marrëveshje.

Presidenti insiston se ka marrë shumë nga ky samit. Megjithatë, deklarata e firmosur nga të dyja palët nuk ka detaje konkrete dhe analistët shprehen se ajo ngjason me zotime të mëparshme të vitit 1994 dhe 2005, por ato janë shkelur për shkak të interpretimeve të ndryshme të palëve lidhur me kuptimin e “denuklearizimit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme