Trump fton liderin afrikan në Shtëpinë e Bardhë

Prishtinë | 29 Pri 2018 | 13:37 | Nga

Pas më shumë se një viti në zyrë, presidenti amerikan Donald Trump ka ftuar për herë të parë një president afrikan në Shtëpinë e Bardhë.

Takimi me presidentin e Nigerisë, Muhammadu Buhari të hënën vjen pasi një situate të pakëndshme për shkak të qasjes së administratës së Trumpit për kontitentin e dytë më të populluar në botë.

Të dy liderët do të diskutojnë çështje ekonomike dhe ato të sigurisë.

Nigeria, shteti me më së shumti banorë në Afrikë, përbën ekonominë më të madhe në kontinent.

Buhari ka qenë një nga dy liderët e parë afrikanë të cilëve Trump u ka bërë ftesë prej kur ka nisur detyrën e presidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme