Trump: Me origjinalitet dhe devotshmëri për vendin e tij, Bush frymëzoi breza të tërë

Mandatory Credit: Photo by Evan Vucci/AP/REX/Shutterstock (9896574k) President Donald Trump listens as he meets with Japanese Prime Minister Shinzo Abe at the Lotte New York Palace hotel during the United Nations General Assembly, in New York Trump, New York, USA - 26 Sep 2018
Prishtinë | 01 Dhj 2018 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Sot ka ndërruar jetë ish-presidenti i SHBA-ve, George H.W Bush.

Donald Trump ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Presidentit të 41 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W. Bush, që ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare.

Trump bëri një deklaratë, duke njoftuar se Shtëpia e Bardhë do të ulte flamurin amerikan në gjysmë shtizë.

“Melania dhe unë i bashkohemi kombit që po vuan sot humbjen e ish-Presidentit. Me një origjinalitet thelbësor, dhe devotshmëri për vendin e familjen e tij, Presidenti Bush ka frymëzuar breza të tërë,” tha Trump.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme