Trump nis fjalimin në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes: Ditë e madhe sot

Prishtinë | 19 Shk 2026 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump ka nisur fjalimin në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes i cili po zhvillohet në Uashington.

Ai tha se dita e sotme është e madhe, ndërsa falënderoi shikuesit dhe mediat që janë të pranishme.

“Pra, gjithçka ka të bëjë me paqen, siç edhe quhet Bordi i Paqes. Bordi i Paqes është një nga gjërat më të rëndësishme, në të cilat kam qenë i përfshirë”, ka thënë Trump.

Në këtë event pjesëmarrëse është presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Të ngjashme