Trump: Operacioni turk në Siri nuk është problemi ynë

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

“Operacioni Pranvera e Paqes në verilindje të Sirisë nuk është problem i ynë”, tha presidenti amerikan Donald Trump të mërkurën.

Ai gjithashtu tha se kjo çështje duhet të trajtohet midis Turqisë dhe regjimit sirian u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale, njofton Klan Kosova.

Turqia thotë se filloi këtë operacion më 9 tetor për të siguruar kufijtë e saj, për të dhënë ndihmë për kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë si dhe për të siguruar integritetin territorial të Sirisë.

Udhëheqësit turq kanë nënvizuar vazhdimisht se operacioni nuk ka si synim kurdët, por synon të pastrojë rajonin nga grupit terrorist PKK dhe grupin e saj sirian të YPG, shkruan AA.

Të ngjashme