Trump pretendon se Starmer do të japë dorëheqje si kryeministër: Dështoi në imigracion dhe energji

Prishtinë | 21 Qer 2026 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur për largimin e mundshëm të Sir Keir Starmer nga Downing Street, duke pretenduar se ai do të japë dorëheqje.

Sipas Trumpit, dorëheqja e tij do të jetë për arsye të dështimit të tij në dy fusha të rëndësishme, raporton Sky News.

“Ai dështoi keq në dy tema shumë të rëndësishme – imigracionin dhe energjinë”, është shprehur ai.

Në postimin e tij, Trump gjithashtu ka uruar të gjitha të mirat për kryeministrin britanik.

Të ngjashme