Trump thotë se mund ta shtyjë udhëtimin në Kinë, përderisa lufta me Iranin ndikon në çmimet e naftës

Prishtinë | 16 Mar 2026 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Donald Trump, mund ta shtyjë udhëtimin e planifikuar në Kinë për shkak të luftës me Iranin.

Megjithatë, Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, tha të hënën se kjo nuk bëhet për të ushtruar presion mbi Kinën lidhur me Ngushticën e Hormuzit, raporton Associated Press, transmeton Ekonomia Online.

Bessent shtoi se çdo shtyrje e mundshme e udhëtimit të Trump në Pekin do të riplanifikohej vetëm për arsye logjistike.

Ai gjithashtu deklaroi se: “Presidenti dëshiron të qëndrojë në Washington, D.C., për të koordinuar luftën dhe një udhëtim jashtë vendit në një kohë të tillë mund të mos jetë optimal.” Trump ka sugjeruar se mund ta shtyjë vizitën e shumëpritur në Kinë në fund të këtij muaji, ndërsa përpiqet të rrisë presionin ndaj Pekinit për të ndihmuar në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe në uljen e çmimeve të naftës, të cilat janë rritur ndjeshëm gjatë luftës me Iranin, sipas Associated Press, transmeton Ekonomia Online.

Të ngjashme