Trumpi arriti në Bruksel për samitin e NATO-s

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 08:44 | Nga

Presidenti amerikan, Donald Trump mbërriti sot në Bruksel në kuadër të një samiti të NATO-s nën tensione të larta për shkak të deklaratave të tij në lidhje me aleatët e SHBA-së.

Avioni presidencial “Air Force One” u ul në aeroportin ushtarak të “Melsbroek”.

Pak para mbërritjes së tij, kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte kritikuar sërish, me një mesazh në “Twitter”, se “shumë vende të Aleancës nuk i respektojnë angazhimet e tyre në çështjet e shpenzimeve ushtarake”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme