Trumpi godet mediat sociale

Prishtinë | 11 Kor 2019 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Marrëdhëniet mes mediave tradicionale dhe Presidentit Amerikan, Donald Trump nuk ishin asnjëherë të mira, tani radhën si duket e kanë mediat sociale të përjetojnë mllefin e presidentit, ai ka mbledhur kritikët e tyre më të mëdhenj në Shtëpinë e Bardhë për të i dëgjuar ankesat që.


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, la të kuptohet tërthorazi për rregullore të reja drejtuar kompanive të mediave sociale pasi ftoi këta kritik për të shtyrë përpara argumentin se mediat sociale po diskriminojnë ndaj zërave konservatorë në platformat e tyre.

Donald Trump ka mbështetje të madhe në media sociale dhe shumë analistë e kanë vlerësuar se aktiviteti i tij dhe i ekipi të tij në këto platforma gjatë fushatës dhe pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë ka qenë efektiv dhe i suksesshëm. Sipas këtyre kritikuesve të mediave sociale, që janë kompani private, anojnë nga kundërshtarët e Presidentit Trump, kanë mbyllur shumë llogari dhe vendosja e rregullave të reja që ndalojnë gjuhën denigruese dhe kundërshtimin e ideologjive, sipas kritikëve është në kundërshti me parimin e lirisë së fjalës në kushtetutën e SHBA-së.

Disa raporte të mediave që kanë supozuar se kanë xhiruar zyrtarë të lartë të kompanive gjigante teknologjike, ku deklaruan se “fenomeni Trump nuk duhet të përsëritet” kanë shtuar edhe më zërat se censura po përgatitet për zgjedhjet e 2020-së.

Donald Trump, pikërisht në rrjetin social Twitter shkroi se “temë e rëndësishme sot në Samitin e Mediave Sociale në Shtëpinë e Bardhë do të jetë hipokrizia, animi, diskriminimi dhe pengimi që po e praktikojnë disa komani. Ne nuk do t’i tolerojmë gjatë”.

Kompanitë e mëdha kanë përsëritur shpesh mohimin se po diskriminojnë duke anuar nga njëra anë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme