Trumpi kritikohet në Twitter për mosrespektimin e distancës sociale

Prishtinë | 28 Mar 2020 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të premten e nënshkroi pakon financiare prej 2 trilionë dollarëve për t’i luftuar efektetet negative të coronavirusit në ekonomi.

Megjithatë, përdoruesit e rrjetit Twitter e vërejtën një problem me mënyrën se si ishin radhitur zyrtarët e lartë amerikanë në zyrën e presientit kur u dha njoftimi për nënshkrimin e kësaj pakoje.

Presidenti Trump ishte në zyrë me 15 persona, të cilët ndodheshin shumë afër njëri-tjetrit dhe asnjëri nuk ishte duke i respektuar rregullat e distancimit social, shkruan “HuffPost”.

Shtetet e Bashkuara janë vendi me më së shumti persona të infektuar me coronavirus në botë – mbi 100 mijë, dhe ndër vendet me më së shumti viktima.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme