Trupi i një afgani të vdekur shihet në krahët e avionit ushtarak

Prishtinë | 17 Gus 2021 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Trupi i një afgani të dëshpëruar për të ikur nga vendi i tij disa orë pasi Kabuli ra në duart e talebanëve u gjet në një avioni amerikan transporti C-17.

Trupi i pajetë u gjet disa orë pasi pasi avioni u ngrit me nxitim nga Aeroporti Ndërkombëtar.

Avioni u detyrua të bënte ulje emergjente, pasi stafi konstatoi trupin. Aeroporti i Kabulit u përfshi dje në kaos, pasi me mijëra qytetarë përpiqeshinn të largoheshin nga vendi, pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

Në pamjet e publikuara në media shiheshin njerëz që vraponin dhe kapeshin pas një avioni ushtarak. Disa video treguan afganë që binin nga lartësia, ndërsa avioni ngjitej.

Të ngjashme