Tubim virtual zgjedhor i presidentit të Serbisë

Prishtinë | 17 Maj 2020 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Përmes një tubimi online, partia e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit e ka nisur fushatën për zgjedhjet në këtë shtet.

Videoja e këtij tubimi, me përkrahës të partisë së të parit të Serbisë në sfond, të cilët nga ekranet e ndërprejnë fjalimin e Vuçiqit përmes duartrokitjeve, është shpërndarë në Tëitter.

“Distopike dhe e pakëndshme”, ka shkruar një qytetar serb, postimin e të cilit e ka shpërndarë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Zgjedhjet në Serbi, të parapara të mbaheshin më 26 prill, janë shtyrë më 21 qershor.

Të ngjashme