Tuchelit s’po ia don te Bayerni, barazon me Hoffenheimin

Prishtinë | 15 Pri 2023 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Bayerni nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 me Hoffenheimin në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Bundesligë.

Benjamin Pavard kaloi vendasit në epërsi në minutën e 17-të, pas një asistimi nga Kingsley Coman.

Por, rezultati u barazua nga Kramaric, që shënoi në minutën e 71-të, shkruan Gazeta Express.

Dy minuta më pas Bayerni shënoi sërish nëpërmjet Pavard, por goli u anulua nga VAR-i për shkak të një pozicioni jashtë loje.

Përkundër barazimit, Bayerni vazhdon të prijë në tabelë me 59 pikë, kurse Hoffenheim ngjitet në pozitën e 13-të me 29 pikë të tubuara.

Të ngjashme