Tuna pozon me maskë, duket atraktive dhe provokuese në imazhet e reja

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, është duke përgatitur diçka të re për fansat e saj.

Këtë gjë ajo e ka bërë të ditur përmes fotografive që ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ku është shfaqur mjaft atraktive, e veshur me një kostum provokues me ngjyra.

Në një moment, Tuna ka pozuar edhe me një maskë, duke treguar kështu një anë tjetër të paraqitjes së saj.

https://www.instagram.com/p/B8EYNCBFdtN/

Ajo nuk ka bërë të ditur nëse këto janë pjesë nga xhirimet e klipit të ri, sido që të jetë këngëtarja ka ngacmuar imagjinatën e ndjekësve të saj me këto poza.

Tuna është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për muzikën e saj, aq më shumë pas rikthimit të bujshëm që pati vitin që shkoi me albumin “Fortuna”.

“Amoni” mban titullin projekti i fundit muzikor, që ajo e solli për fansat në muajin tetor të vitit 2019. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme