Turqi, vdes 12 vjeçarja pasi përpihet nga pompa e ujit në pishinë

Prishtinë | 30 Gus 2019 | 08:27 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë 12 vjeçare ka humbur jetën në Bodrum të Turqisë pasi e njëjta derisa ndodhej në pishinë u tërhoq nga pompa e ujit.

Vogëlushja Alice Alyssova mbeti nën ujë për rreth 15 minuta derisa arritën ta tërhiqnin së bashku me një pjesë të pompës, shkruan newsfounded.com.

Kjo ngjarje e tmerrshme ndodhi më 18 gusht në Hotelin Sunhill. Mysafirët thanë se në kohën e aksidentit në pishinë nuk kishte asnjë roje të vetme të shpëtimit.

Nëna e viktimës thotë se shtatë persona tjerë dhe burri i saj kanë arritur të thyejnë tubin së bashku dhe të tërheqin vajzën nga pishina.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme