Turqia arreston 20 të huaj, dyshohen për lidhje me ISIS-in

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Agjencia “Anadolu” ka raportuar se autoritetet turke i kanë të hënën 20 shtetas të huaj. Ata dyshohet se kanë lidhje me të ashtuquajturin Shtet Islamik.

Këto arrestime ndodhën vetëm një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se lideri i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, u vra në një operacion të kryer nga forcat speciale amerikane në verilindje të Sirisë, afër kufirit me Turqinë.

Operacionet e brendshme të forcave të sigurisë në Turqi për arrestimin e personave të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik janë mjaft të shpeshta, por nuk është e qartë nëse arrestimet e së hënës janë të lidhura me vdekjen e kreut të ISIS-it.

Agjencia shtetërore e lajmeve njoftoi se 20 të huajt e arrestuar sot kishin hyrë ilegalisht në territorin e Turqisë dhe u arrestuan në Ankara. Ata pritet të dëbohen nga shteti pas përfundimit të procedurave të hetimit nga zyrtarët e sigurisë.

Grupi terrorist, ISIS, ka kryer sulme kundër pakicave fetare dhe sulme të armatosura në pesë kontinente në emër të një version ulta-fanatik të Islamit, nga i cili janë tmerruar miliona myslimanë.

Vdekja e liderit të këtij grupi është goditje e rëndë për militantët, të cilët nuk kanë njoftuar ende për pasardhësin e mundshëm të tij, shkruan “Reuters”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme