Turqia e gatshme t’i bëjë bashkë Zelenskyn dhe Putinin

Prishtinë | 17 Mar 2022 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka thënë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe lideri rus Vladimir Putin, ende mund të takohen nëse janë akoma të arritshme kushtet për zgjidhjen e konfliktit.

Çavusoglu është takuar në Lviv me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, dhe tha se ata kishin rënë dakord të fokusonin përpjekjet e tyre në krijimin e një takimi mes Putinit dhe Zelenskyt.

“Ekziston mundësia që të dy liderët të takohen nëse ekziston një bazë për një marrëveshje për çështjet që ne i shohim si afrim,” tha Çavusoglu.

“Ne thamë dje se do të ishim të lumtur të jemi nikoqir i këtij takimi”.

“Duhet të përgatiten bazat për një takim në nivel liderësh sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne kemi njoftuar tashmë se jemi të gatshëm të veprojmë”, shtoi ai, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme