Turqia e interesuar për tregun e Kosovës

Prishtinë | 21 Sht 2016 | 15:23 | Nga

Këshilltari për Tregti i Ambasadës së Turqisë në Kosovë Tamer Topaloglu, ka vizituar Aleancën Kosovare të Bizneseve, i cili është pritur nga kryetar Agim Shahini dhe nënkryetari Suat Berisha, të cilët kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit dhe eliminimin e barrierave aktuale.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve duhet të rritet dhe se presin që Turqia të rris apo edhe dominoi me investime në Kosovë.

“Kosova mund të eksportoi pa taksa drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe bizneset nga Turqia mund të shfrytëzojnë këto lehtësira ku mund të vijnë investojnë, prodhojnë e eksportojnë drejt BE-së pa taksa, pasi që këto lehtësira Turqia nuk i ka”, tha Shahini.

Sipas tij, pos kësaj në Kosovë ka edhe lehtësira të tjera dhe mundësi të shumta për ardhjen e investitorëve nga Turqia.

Tamer Topaloglu, këshilltar për Tregti në Ambasadën e Turqisë në Kosovë, tha se situata në të dy vendet kohëve të fundit ishte jo stabile, por edhe për kundër kësaj biznesi ka mbijetuar. Bashkpunimi ndërmjet bizneseve të dy shteteve është i mirë, por duhet fuqizuar edhe më shumë.

“Turiqa dhe Kosova, kanë bëshkëpunim në fusha të ndryshme e sidomos në atë ekonomike dhe shpresojmë se do të realizojmë edhe disa projekte  të përbashkëta në bashkëpunim edhe me AKB-në”, tha këshilltari për Tregti.

Ai shtoi se Kosova edhe përkundër se është një vend i vogël, është mjaft atraktiv për biznes dhe shpresoj në rritjen e ekonomisë.

Ekonomia e Turqisë, viteve të fundit ka pasur rritje dhe zhvillim në 4 për qind, GDP-ja është rritur mbi 3 për qind, ndërsa eksporti vjetor i Turqisë arrinë në 160 miliardë dollarë.

Sipas tij pas situatës jo stabile nga 15 korriku e këndej ekonomia e Turqisë ka mbijetuar  pa pasoja dhe nga kjo u vërejt se ekonomia e Turqisë është jashtëzakonisht e fuqishme.

“Pritjet tona janë se më 2017 Turqia do të ketë ekonominë edhe më të fuqishme. Derisa tash jemi në vendin e gjashtëmbëdhjetë, edhe përkundër se vendi rrethohet nga shtetet që janë në luftë”, tha këshilltari  Tamer Topaloglu.

Sa i përket Kosovës, ai tregoi se Turqia është vendi i tretë me investime, pas diasporës nga Zvicrra e Gjermania dhe nga kjo del se në realitet është vendi më i madh investues.

“Edhe për kundër se ishte nënshkruar marrëveshja për tregti të lirë ndërmjet Turqisë dhe Kosovës dhe si duket realizimi i saj nga Kosova ka ngecur dhe nuk ka asgjë. Po të realizohej kjo marrëveshje, do të kishim rritje edhe më të mëdha ekonomike ndërmjet dy shteteve”, tha Tamer Topaloglu, këshilltar për Tregti në Ambasadën e Turqisë në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme