Ministria e Brendshme e Turqisë, për ta parandaluar përhapjen e varianteve të reja të Covid-19, ka marrë vendim që t’i pezullojë fluturimet nga Bangladeshi, Brazili, Afrika e Jugut, India, Nepali dhe Sri Lanka.
Në vendimet e reja, që do të vlejnë pas 1 korrikut, personat që vijnë nga një vend tjetër, por që kanë qenë në këto shtete në 14 ditët e fundit, do t’iu kërkohet të paraqesin një raport testimi PCR me një rezultat negativ maksimalisht 72 orë përpara hyrjes në Turqi si dhe do të karantinohen për 14 ditë, shkruan Anadolu Agency.
Ata që hyjnë në Turqi nga vende të tjera, përveç këtyre gjashtë shteteve, nëse nuk kanë mundësi të paraqesin provë të vaksinimit ose dokument zyrtar që e kanë kaluar COVID-19 në gjashtë muajt e fundit do të jetë e mjaftueshme të paraqesin një raport negativ të testit PCR të bërë maksimumi 72 orë para hyrjes në Turqi ose një rezultat negativ të shpejtë të testit të antigjenit të bërë maksimumi prej 48 orësh pas hyrjes.