Turqia ndihmon 22 familje në Hanin e Elezit

Hani i Elezit | 12 Kor 2016 | 15:39 | Nga

Kontingjenti i ushtarëve nga Republika e Turqisë në kuadër të kontingjentit Rajonal të Përbashkët të KFOR-it, Jug(DRP-J), në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës dega në Kaçanik, sot realizuan një aktivitet humanitarë për disa familje me gjendje të vështirë sociale në komunën e Hanit të Elezit.

Ata siguruan ndihmë humanitare në pako ushqimore dhe veshmbathje për 22 familje.

Përzgjedhja e familjeve përfituese është bërë nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe Sain Bagci Komandant i Detashmentit Rajonal të Përbashkët të KFOR-it, Jug(DRP-J).

Ai me këtë rast vizitoi komunën e Hanit të Elezit me ç’rast është takuar me nënkryetarin e komunës Menduh Vlashin me të cilin bashkëbisedoi lidhur me zhvillimet në komunën e Hanit të Elezit dhe karakterin e këtij aktiviteti humanitar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme